Presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu ka refuzuar te komentoje raportin e Komisionit Evropian per Kosoven, qe hedh kritika per nivelin e larte te korrupsionit dhe krimit te organizuar.
Sejdiu ka deklaruar se nuk e ka pare ende raportin dhe ka theksuar se qeveria e Kosoves po punon per plotesimin e standarteve evropiane. “Ekzekutivi kosovar ka bere pune te mire”, ka pohuar Sejdiu.
Deklaraten e tij kreu i shtetit kosovar e beri pas kthimit nga Zvicra, ku mori pjese ne nje ceremoni per zbulimin e nje pllake qe simbolizon falenderimin e institucioneve dhe popullit te Kosoves per ndihmen e Zvicres.