Presidenti Fatmir Sejdiu po qëndron në Zvicër, me ç'rast sot pasdite do të marrë pjesë në manifestimin e vënies së pllakës "Faleminderit Zvicër", pranë selisë së kuvendit komunal në Cyrih. Pllaka vihet si shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për popullin zviceran për ndihmën që i ka dhënë popullit të Kosovës para dhe gjatë luftës në Kosovë.