Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, premtoi mbështetjen e institucioneve për gratë e Kosovës me qëllim që roli i gruas në shoqëri të jetë në nivelin e duhur.
Në konferencën e organizuar me temën "E ardhmja e sigurt për rajonin tonë çka duhet të bëhet për të arriturat", presidenti Sejdiu vlerësoi rolin e madh të gruas për të ardhmen e sigurt të rajonit tonë.
"Segment i veçantë është qasja që institucionet Kosovës kanë bërë që gruaja në shoqërinë kosovare të ketë një rol të veçantë dhe sa më aktiv në pjesën e punës së saj në institucione, në shoqërinë civile dhe në jetën e përditshme dhe them se asnjëherë nuk mund t'i arrijmë qëllimet tona të përbashkëta si shoqëri, pa e pasur fuqishëm rolin edhe të gruas në shoqëri në të gjitha nivelet", tha kreu i vendit Fatmir Sejdiu.
Konferencën e përshëndeti edhe ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, i cili u angazhua për përfshirjen e femrës në polici dhe në ministrinë që drejton ai.
Kjo konferencë është organizuar nga Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore dhe organizata UNIFEM. /qik/