Presidenti Fatmir Sejdiu nuk ka komentuar kritikat e shumta se ka shkelur Kushtetutën e vendit kur ka kërkuar dorëheqjen e shefit ekzekutiv të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Kuçi, duke potencuar se kjo është çështje e LDK-së dhe respekton rrugën e kësaj partie.
Blerim Kuçi, ka dhënë dorëheqjen nga posti i shefit ekzekutiv të LDK-së, pasi kishte deklaruar se një gjë e tillë është kërkuar nga kryetari i kësaj partie, njëherësh edhe i Kosovës, Fatmir Sejdiu i cili vetë e kishte emëruar Kuçin, më 14 korrik.