Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, aktualisht kryetar i Partisë Social-Demokrate, në një konferencë për media të mbajtur të dielën, ka adresuar një varg kritikash për institucionet e Kosovës.
Ai ka thënë se ndonëse qeveria është duke punuar në infrastrukturën rrugore, ajo nuk është duke ndërtuar rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Njohja e pavarësisë, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, integriteti territorial dhe zhvillimi ekonomik janë sfidat me të cilat duhet të ballafaqohen institucionet e shtetit të Kosovës.
"Nuk kemi parë ndonjë plan që çon drejt funksionimit të pushtetit dhe zbatimit te Kushtetutës", ka thënë Çeku. /rel/