Shumë shpejtë do të përzgjidhet një kompani këshillëdhënëse, e cila do të përcaktojë mënyrat se si duhet të privatizohet Posta dhe Telekomi i Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur kryesuesi i këshillit ndërministror, ministri i Ekonomisë, Ahmet Shala, duke pohuar se procesi për të privatizuar këtë ndërmarrje do të zgjasë një vit.