Aksioni qytetar "Fol '08" ka protestuar sot kundër shkeljes së Kushtetutës nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në rastin e ushtrimit të funksionit edhe të kryetarit të LDK-së. Gjatë një performance të organizuar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, "Fol '08", i përkrahur nga organizatat "Çohu" dhe "INPO", ka kërkuar nga presidenti Sejdiu të sqarojë pozicionin e tij ndaj Kushtetutës, ku është kërkuar që ose ta ushtrojë funksionin e presidentit ose të kryetarit të LDK-së.