Qeveria holandeze do të intervenojë në një bankë e cila është prekur nga krizat kreditore. Qeveria do t'i japë rreth 10 milionë euro për grupin bankar "ING", pas humbjeve në tremujorin e parë. Kjo shumë e parave do të rrisë shkallën kapitale të operimeve të bankës dhe do të zvogëlojë shkallën e borxheve të grupit. Banka ING ka vlerë në treg prej 15.3 miliardë eurosh, ku gjatë fundjavës aksionet e saj kishin rënë për 27.5 %.