Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, deklaroi sot ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker.
“Implementimi i plotë i Marrëveshjes kornizë të Ohrit mbetet si një prioritet i madh. Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet plotësisht, gjithsesi jo vetëm faktikisht, por edhe shpirtërisht sepse ai është një element kryesor i përforcimit të demokracisë në Maqedoni dhe një gjë e tillë gjithsesi do të thotë sigurim i një prosperiteti. Siç dhe kam thënë shumë herë, Maqedonia nuk ka mik më të mirë se sa SHBA-të dhe të tillë dhe do të mbesim”, theksoi ambasadori Riker , pas një takimi që pati me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Abdylhaqim Ademi.