Policia pakistaneze ka ndaluar martesen e dy te miturve ne nje qytet te madh te vendit.
Ne pranga kane perfunduar prinderit e nje djali 7- vjecar dhe nje vajze 5- vjecare, qe po martoheshin ne pranine e nje kleriku mysliman, qe u arrestua gjithashtu. Arrestimi ndodhi disa minuta perpara zhvillimit te ceremonise, ku ishin ftuar 100 persona.
Ligji ne Pakistan nuk lejon martesat nen moshen 18- vjecare, por sipas disa myslimaneve kjo eshte e pranueshme nese cifti arrin pubertetin.
Televizionet shfaqen femijet me veshje tradicionale dasme.
Sipas prinderve, martesa ishte zhvilluar per te ndalur grindjen mes dy familjeve.
Prinderit e femijeve pritet te dalin ne gjyq, por denimi per raste te ngjashme eshte shperfilles, vetem nje muaj burg dhe 10 dollare gjobe.