Kanë rifilluar operacionet e shpëtimit në jugperëndim të Pakistanit pas tërmetit të djeshëm ku vdiqën mbi 200 persona. Sipas burimeve zyrtare, mbi 15 mijë njerëz kanë mbetur pa strehë. Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se ka dërguar ndihma mjekësore të mjaftueshme për 50 mijë persona. Vendet si Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë ofruar ndihma humanitare.
Ndërkohë mësohet se ka arritur në 169 numri i të vdekurve nga tërmeti që tronditi pjesën perëndimore të Pakistanit, ndërkaq vazhdojnë operacionet e shpëtimit për gjetjen e të mbijetuarve. Lëkundjet e tërmetit arritën deri në 6.2 ballë të shkallës Rihter, duke shkatërruar shtëpi e pallate, kryesisht në jug-perëndim të vendit.