Bilanci i të vdekurve nga tërmeti i djeshëm në Pakistan ka arritur në 215 persona. Autoritetet kanë bërë të ditur se puna e ekipeve të shpëtimit është në fazën e fundit dhe se gati të gjithë trupat janë nxjerrë nga gërmadhat. Spitalet po trajtojnë edhe shumë persona të lënduar.