Ekipet e shpëtimit në Pakistan kanë nxjerrë nga gërmadhat 160 trupa, pas tërmetit që goditi këtë vend. Autoritet kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet në provincën Balochistan. Ndërkohë që rreth 70 persona janë plagosur. Edhe ushtria e vendit është përfshirë në operacionet për nxjerrjen e viktimave nga gërmadhat.