Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se po angazhohen për arritjen e një marrëveshje me Irakun për rolin e trupave amerikane në këtë vend. Detaje të tjera të kësaj marrëveshjeje nuk janë bërë të ditura ende, por zyrtarët irakianë kanë thënë se forcat amerikane, mandati i të cilave nën OKB do të skadojë gjatë këtij viti, do të largohen nga Iraku deri në fund të vitit 2011.