Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, kryeministri Hashim Thaçi të hënën nënshkroi dy marrëveshje bilaterale bashkëpunimi me Qeverinë e Luksemburgut.
Këto dy marrëveshje arrijnë shumën prej 6 milionë eurosh, dhe janë të destinuara për jetësimin e projekteve që ndihmojnë zbutjen e gjendjes sociale dhe përmirësimin e kushteve të jetesës të një pjese të popullsisë që ende ballafaqohet me vështirësi të përditshme, bën të ditur Zyra për informim e Kryeministrisë.
Kryeministri Thaçi me këtë rast ka falënderuar qeverinë e Luksemburgut për gatishmërinë e bashkëpunimit dhe përkrahjen që po i bën Kosovës, duke garantuar se në Kosovë do të sundojë ligji, siguria dhe thellimi i bashkëpunimit me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.