Një zyrtar i lartë amerikan tha se Uashingtoni "përkrah plotësisht" kërkesën e Maqedonisë për t'iu bashkuar NATO s, pavarësisht kundërshtimit të Greqisë. Stuart Xhons, zëvendës ndihmësi i Sekretarit të shtetit për Çështje Evropiane dhe Euro Aziatike, ka dhënë sot këtë përkrahje Maqedonisë gjatë takimit të tij me presidentin dhe kryeministrin. Greqia dëshiron, që Maqedonia të ndryshojë emrin, para se t'i bashkohet NATO s.