Qeveria siriane ka dënuar atë që e ka cilësuar si agresion amerikan në territorin e Sirisë. Burimet e Damaskut flasin për sulme të aeroplanëve ushtarakë amerikanë brenda territorit sirian duke lënë tetë civilë të vdekur. Ngjarja ka ndodhur përgjatë kufirit siriano-irakian.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë asnjë reagim lidhur me rastin. Qeveria siriane i kërkon Qeverisë irakiane që të mos lejojë përdorimin e territorit të saj si bazë nga ku sulmohet Siria.