Mëngjesin e sotëm, rreth orës 01:00, në lokalin ‘HAREM” në Prishtinë (te Pallati i Rinisë) tani për tani për arsye të panjohura është shkaktuar një mosmarrëveshje në mes të tre personave. Dyshohet se Hamdi Thaçi (1977) ka plagosur me armë zjarri dy persona, Sami Alshiqi-n (1982) dhe Faton Ramadani-n (1984).
Sami Alshiqi është plagosur në pjesën e poshtme të barkut, ndërsa Fatoni në stomak, dhe që të dy janë dërguar në QKUK, Prishtinë dhe gjenden jashtë rrezikut për jetë.
I dyshimti Hamdi Thaçi, fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes për t’u paraqitur sot rreth orës 11:00 në polici, duke sjellë me vete edhe armën e tij (revole) dhe është intervistuar në cilësi të dyshuarit.
Hamdi Thaçi pas intervistimit është arrestuar dhe do të dërgohet për mbajtje në Qendrën e paraburgimit ne Prishtine, thuhet në në kumtesë për opinion të lëshuar sot nga Zyra e informimit pranë Komandës Kryesore të Poliicisë në Prishtinë.
| s.b & RTK staff |