Roboti Phoenix në Mars është në fund të jetës. Pas 158 ditëve jetesë në polin verior të planetit të kuq, roboti duket se do të jetë viktimë e kushteve të tmerrshme të ambientit.
Për këtë arsye shkencëtaret e Jet Propulsion Laboratory në California, nga ku kontrollohen kushtet e robotit, kanë nisur operacionet për caktivizimin e tij për ta cuar drejt "vdekjes" së ngadaltë.
Pak a shume skena është e ngjashme me atë cka ndodhi në filmin e Stanley Kubrick «2001 Odisea Ne Hapsire", kur austronautet e stacionit hapsinor vendosen te fiknin kompjuterin Hall qe qeveriste.
Ne atë rast kompjuteri-robot u rebelua, por kjo është e vështirë të ndodhë me Phoenix, i cili nuk e gëzon këtë inteligjencë.