Siria ka konfirmuar se katër helikopterë amerikanë kanë kryer një sulm mbi një fshat tetë kilometra në brendësi të territorit kufitar me Irakun. Siria ka protestuar ndaj diplomatëve amerikanë në kryeqytetin Damask për, siç e kanë quajtur, " veprimin agresiv". Ndërkaq, autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ndonjë koment zyrtar.