Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, ka deklaruar se perandorisë amerikane është duke ua ardhur fundi dhe e ka fajësuar SHBA-në për krijimin e problemeve globale. Ai, gjithashtu, ka akuzuar SHBA-në për shtypjen e irakianëve për 6 vjet me radhë, duke shtuar se amerikanët ende pretendojnë të dominojnë në gjeografinë politike të rajonit dhe të burimeve të naftës.