Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan ka garantuar kryeministrin Sali Berisha per mbeshtetjen e vazhdueshme qe Turqia do t’i jape Shqiperise per anetaresimin e saj ne NATO.
Te dy kryeministrat u takuan ne Stamboll, ku po marrin pjese ne Forumin Ekonomik Boteror. Gjate takimit, kryeministri Erdogan e informoi zotin Berisha per inkurajimin qe qeveria turke po u ben sipermarresve turq per te investuar ne Shqiperi.
Vetem gjate tre viteve te fundit investimet direkte turke ne Shqiperi kane shenuar nje shifer rekord, sipas kryeministrit Berisha, 860 milione euro nga 135 milione euro ne vitin 2005.
Reformat ekonomike dhe politike te vendit, kryeministri Berisha i prezantoi me heret gjate dites para Forumit Ekonomik Boteror, i cili mblidhet per here te pare pas krizes financiare nderkombetare.
Kryeministri Berisha u perqendrua tek reforma fiskale, klima e biznesit dhe lufta kunder korrupsionit. I pyetur per luften kunder korrupsionit dhe masat e marra, kryeministri Berisha ka vleresuar si arritje percaktimin nga Transparency International, qe e renditi Shqiperine ne vendin e dyte ne bote per reformat.
Sipas kryeministrit Berisha, reformat dhe lufta kunder korrupsionit mundesuan rritjen e qendrueshme ekonomike, rritjen e te ardhurave me 3.2 miliarde leke ne tre vjet, uljen e taksave, modernizimin e infrastruktures rrugore dhe ndertimin e veprave energjitike ne vend.