Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmë provincën Baluçistan në Pakistanin jugperëndimor. Sipas burimeve qeveritare numri i viktimave ka arritur në 130, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Sipas këtyre burimeve numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm pasi që numri i shtëpive të rrënuara është shumë i madh. Epiqendra e tërmetit, me fuqi prej 6.2 ballë të shkallës Rihter, ishte rreth 70 km në verilindje të qytetit Kueta.