Kryeparlamentari i Belgjikës ka garantuar mbështetje dhe lobim për Kosovën, në takim që ka pasur me Kryetarin e Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqin. Kryeparlamentari belg Herman Van Rompuy e garantoi, homologun tij kosovar, se shteti i tij do të ndihmojë Kosovën në të gjitha fushat e funksionimit, si dhe premtoi se influenca belge do të jetë e theksuar edhe në njohjen e Kosovës nga vendet e ndryshme të botës. Van Riompuy është kryprlamentari i parë i një shteti që viziton shtetin e Kosovës, ndërsa pritja e tij u nderua nga Garda Ceremoniale e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës.