Skuadra e Udinezes bashkëkryeson renditjen e Serisë A me Napolin, pas javës së 9-të dhe ky sukses ka shkaktuar kënaqësi të papërshkrueshme tek tifozët dhe futbollistët e kësaj skuadre. Por, trajneri i bardhezinjve, Paskuale Marino pas fitores së arritur ndaj Katanisë 2:0, ka kërkuar nga futbollistët e tij të qëndrojnë me këmbë në tokë.
“Të qenit lider në Serie A na gëzon pa masë, por e kemi të qartë se po hodhëm një hap fals, situata mund të ndryshojë në mënyrë drastike. Ajo çfarë duhet të bëjmë është të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë. Nuk duhet të na kaplojë vetëkënaqësia dhe entuziazmi i tepruar”, ka theksuar Marino.