"Pa një Kosovë stabile nuk do të ketë stabilitet në Ballkan", ka thënë ministrja e Jashtme e Hungarisë, në punimet e Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork. Ajo ka kërkuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që të vazhdojë të ketë rol në Kosovë, në mënyrë që të ketë stabilitet në tërë Ballkanin.