Kombëtarja Shqiptare ka barazuar pa gola në Braga kundër Portugalisë së fuqishme, edhe pse gjithë pjesën e dytë luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit me kartonin e dytë të verdhë të Telit (42’).
Edhe pse ishte njoftuar se Haan do ta fillonte ndeshjen me dy sulmues, Kapllani dhe Berisha, holandezi ndërroi mendje pa filluar ndeshja, duke i besuar sërish vetëm Bogdanit në sulm të mbështetur nga Duro dhe Skela.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, ndërsa portugezët dominuan vetëm me një nuancë deri në minutën e 42-të kur u largua nga ndeshja me kartonin e dytë të verdhë Teli, lojtari i cili e kishte zëvendësuar Beqirin e dëmtuar (24’).
Në gjysmë lojën e parë Shqipëria pati një rast të shkëlqyeshëm për të kaluar në epërsi, mirëpo krosimin e Klodian Duros nuk e shfrytëzuan as Bulku e as Vangjeli.
Pjesa e dytë i takoi plotësisht portugezëve duke pasur edhe epërsinë e lojtarëve, mirëpo edhe pse një grup lojtarësh të cilët luajnë në skuadrat më të forta evropiane, ata dështuan para lojtarëve të Përfaqësues Shqiptare dhe portierit të jashtëzakonshëm, Arian Beqaj.
Rasti i vetëm i Kuqezinjve në pjesën e dytë ishte pas inkuadrimit të Besart Berishës, i cili e kaloi gjithë mbrojtjen portugeze, mirëpo në fund u tregua egoist duke mos pasuar te Skela i cili ishte me portën e zbrazët.
Është kjo një pikë e artë e Shqipërisë në Grupin e Parë, e cila ngjitet në kuotën e pesë pikëve, po aq sa ka edhe Portugalia.
Skuadrat
PORTUGALIA: Quim; Miguel (Gomesh 75′), Pepe, B.Alves, P.Ferreira, J.Moutinho (Kuarezma 55′), R.Meireles, Danny (Nani 55′); C.Ronaldo, H.Almeida, Fernandez.
Trajneri: K.Keiroz
SHQIPERIA: Beqaj; Beqiri (Teli 24′), Curri, Vangjeli, Agolli, Cana, E.Bulku, Lala, Skela, Bogdani (Vrapi 46′), K.Duro (Berisha 77′)
Trajneri: A.Han