Kohet e fundit ne emrin e elites se trajnereve holandeze eshte ngjitur edhe ai i Ari Han, trajneri i perfaqesueses kuqezi. FIFA ne nje analize per keta trajnere ka marre si shembull duke vecuar pikerisht trajnerin kuqezi.
Stilit te vecante te futbollit holandez vitet e fundit i eshte bashkangjitur dhe aftesia shume e mire e trajnereve te ketij vendi te cilet kane rezultatur shume te suksesshem. Nder to mund te permendim Marko van Basten, Leo Benhaker dhe Gus Hidink.
Kohet e fundit ne emrin e elites se trajnereve holandeze eshte ngjitur edhe ai i Ari Han, trajneri i perfaqesueses kuqezi. FIFA ne nje analize per keta trajnere ka marre si shembull duke vecuar pikerisht trajnerin kuqezi.
Sipas kesaj analize, merita e kesaj paraqitje te mire te perfaqesueses sone ne kater ndeshjet e para per eliminatoret e boterorit eshte pikerisht e trajnerit Han. Pervec rezultateve pozitive ndaj Suedise, Maltes dhe Portugalise, jane pasqyruar edhe ne renditjen e pergjithshme te FIFA-s ku vetem ne muajin e fundit Shqiperia rekuperoi 19 pozicione, duke shkuar ne vendin e 82-te.
Ekskluzivisht per faqen zyrtare te FIFA-s, trajneri Ari Han ka theksuar shkurtimisht: “Kjo qe kemi bere deri tani nuk eshte asgje tjeter vetem nje fillim i mire”.
Nderkohe per endrren e madhe te shqiptareve, per nje kualifikim te mundshem per ne boterorin Afrike 2010 ka folur Ervin Skela i cili thote: “Sigurisht, ne kemi eksperience dhe kualitete por per te synuar kualifikimin na duhet nje stad me i larte. Lojtaret e perfaqesueses shqiptare nuk luajne ne kampionatet me te mira europiane dhe me skuadrat me te medha, kjo gje padyshim qe na pengon dhe eshte nje minus per ne per te kaluar ne nivelin me te larte”.
Nderkohe trajneri Ari Han me 1 nentor do te jete ne Shqiperi per te ndjekur me nga afer lojtaret e kampionatit shqiptar dhe per t’u pergatitur per ndeshjen miqesore te fundit te nentorit me Azejrbaxhanin.