Gjermania do të abstenojë kur të hidhet në votë kërkesa e Serbisë për ta trajtuar çështjen e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Fjala e fundit nuk është thënë ende, por sipas të gjithave gjasave Gjermania do të abstenojë, bënë të ditur Radio Deutsche Welle.