Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, ka thënë se ai do të abstenojë lidhur me nismën serbe në Kombet e Bashkuara.”Ne e respektojmë vendimin e autoriteteve serbe që të kërkohet mendim nga Gjykata Ndërkombëtare, por ne do të duhet të vendosim në nivel të Bashkimit Evropian, dhe të arrijmë qëndrim të përbashkët të BE-së. Shpresoj se kjo është e mundshme.