Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot kërkesën e Serbisë për t'i kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të shprehë opinionin mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë nga Kosova.
Votimi përfundoi me 77 vota pro, 6 kundër dhe 74 abstenime. Serbia ngul këmbë se deklarata e pavarësisë së Kosovës është e paligjshme. Shtetet e Bashkuara dhe 46 vende të tjera e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Serbia, e mbështetur nga aleatja e saj e fuqishme Rusia, thotë se gëzon sovranitet mbi Kosovën. Vendimi i Gjykatës nuk do të kishte fuqi ligjore, pra debati dhe votimi i sotëm në OKB ishte më tepër simbolik. Megjithatë, çështja e statusit të Kosovës ka shtruar pyetjen nëse duhet apo jo që rajone të tjera separatiste si Abkazia, Osetia Jugore apo rajoni bask i Spanjës të lejohen të shpallin pavarësinë.