Hetimi i plotë për shkak të qumështit të kontaminuar në Kinë, të cilin zyrtarët kinezë kishin urdhëruar pas vdekjes së 4 foshnjave për shkak të përmbajtjes së substancës kimike - melamina, kanë treguar se po e njëjta substancë është gjetur edhe në kompaninë “Jili” e cila ka qenë sponsor në lojërat olimpike “Pekini 2008”. hetimet janë bërë edhe në kompani të huaja siç është “Nestle”. Melamina mund të shkaktojë gurë në veshka. Sipas të dhënave të fundit më shumë se 6.000 foshnja janë të sëmura.