Skuadra e inkuadruar këtë sezon në Ligën Premier, Hull City ka shënuar një fitore të radhës në udhëtim kundër West Bromwich Albion me rezultat 3-0, duke u barazuar tashmë me pikë me kryesuesit e Kampionatit anglez, Chelsea dhe Liverpool.
Kjo është fitorja e gjashtë e Hull Cityt pas nëntë javësh, ndërsa ka pësuar vetëm njëherë dhe ka arritur dy barazime dhe aktualisht gjendet në vendin e tretë me 20 pikë, aq sa kanë Chelsea dhe Liverpooli, të cilët takohen nesër në Stamford Bridge.
Tre golat e fitores së sotme për Hullin kundër WBA-së u shënuan në pjesën e dytë nga Zayatte (47’), Geovanni (62’) dhe dy minuta më pas, King vendosi rezultatin përfundimtar 3-0 për mysafirët.