43 persona kanë vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një klub nate në qytetin jugorë të Kinës Shenzhen. Zyrtarë kinezë kanë thënë se nga zjarri janë lënduar 88 persona. Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua ka thënë se zjarri besohet se është shkaktuar nga fishekzjarrët të cilat janë ndezur në lokal gjatë performacës.