Ambasada e Republikës Çeke dhe UNDP-ja do të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët për riparimin e rrjetit energjetik në fshatin Berivojcë, të Kamenicës. Kontributi i Republikës Çeke shënon marrëveshjen e parë të partneritetit me UNDP-në në Kosovë. Riparimi i rrjetit elektrik në Berivojcë është donacion i Republikës Çeke brenda kornizës së programit prej katër milionë eurosh, i cili synon të ndihmojë zhvillimin, infrastrukturën, punësimin, kujdesin shëndetësor dhe arsimin në Kosovë.
Nënshkruesve të marrëveshjes, Ekselencës së Saj, Janina Hrebickova, the Charge d’Affairs në Ambasadën e Republikës Çeke dhe Drejtorit të UNDP-së për Kosovë, z. Moris Devullf do t’iu bashkëngjiten edhe ministrja e Energjisë dhe Minierave, znj. Justina Shiroka - Pula, ministri për Komunitete dhe Kthim, z. Sasha Rashiq, kryetari i komunës së Kamenicës, z. Begzad Sinani dhe nënkryetari i kësaj komune, z. Gradimir Mikiq.
Kontributi i Republikës Çeke shënon marrëveshjen e parë të partneritetit me UNDP-në në Kosovë.
Riparimi i rrjetit elektrik në Berivojcë është donacion i Republikës Çeke brenda kornizës së programit prej katër milionë eurosh, i cili synon të ndihmojë zhvillimin, infrastrukturën, punësimin, kujdesin shëndetësor dhe arsimin në Kosovë.
| s.b & RTK staff |