Deklarimi i u.d së Kishës Ortodokse Serbe, mitropolitit Amfilohije Radoviç dhënë agjencisë “Reuters” është krejtësisht i izoluar. I ngjason një zëri të qyqes, pa ndonjë mesazh pozitiv dhe përfundimisht pa përkrahje edhe të vet opinionit serb. Është opinion i vonuar dhe i pamundur të kooptohet në kohën e tanishme. Kundër luftës janë deklaruar edhe vet akterët politik e vendimmarrës të shtetit serb, duke përfshirë edhe ushtarakët e lartë të ushtrisë serbe.
Shkruan: Shaqir Shaqiri
Lufta çlirimtare e Kosovës pa dyshim se ishte edhe fundi i një tmerrit ballkanik, shkaktuar nga luftërat e përgjakshme mes shtetit serb dhe shteteve që po lindnin. Politika e zhvilluar dhe e zbatuar nga regjimi millosheviqian nuk ishte gjë tjetër pos politikë në vazhdimësi e mohimit të të drejtave të shqiptarëve tani më në një pozitë shumë më ekstreme. Kjo politikë, nuk do koment, se përkrahej edhe nga Kisha Ortodokse Serbe. Nga opinioni demokratik u vlerësua si politikë diskriminuese dhe gjenocidiale. Përpjekjet e vazhdueshme të diplomacisë perëndimore që Beogradi zyrtar të ndryshonte kahen e politikës së saj nuk dhanë rezultat. Prandaj kundruall këtij qëndrimi jo qytetërues dhe jo civilizues të politikës së shtetit serb, komuniteti demokratik perëndimor mori qëndrim ndëshkues.
Luftën e paguam shtrenjtë të gjithë ne, pra shqiptarët, serbët e të tjerët, kush më shumë e kush më pak. Tani asnjë nga ne nuk është pro luftës. Opinioni serb nuk është më nën influencën e qarqeve të caktuara, qofshin ato edhe Kishës Ortodokse Serbe. Populli serb e çmon jetën si të shenjtë dhe nuk është i gatshme ta shuaj (jap) atë për teke të një mitropoliti me opinion të stagnuar mesjetar.
Republika e Kosovës tani më është duke ndërtuar infrastrukturën politike të shtigjeve afatgjata, prosperuese dhe demokratike për të gjithë qytetarët e saj, përfshirë këtu edhe minoritetin serb. Prania e Bashkësisë Ndërkombëtare, si monitoruese dhe këshillëdhënëse garanton ngritjen dhe ecjen e sigurt të shtetit të Kosovës drejtë anëtarësimit të saj në qendrat e mëdha të vendimmarrjes politike, ushtarake e ekonomike botërore, si të; Bashkësisë Evropiane, Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Sigurimit, NATO, FMN-së, Bankës Botërore etj.
Të ndikuar dhe nën presion, pjesa e manipuluar e komunitetit serb nga politika zyrtare e Beogradit, është shndërruar në pengesë serioze të shtrirjes së funksionaliteit institucional të R. Kosovës. Të tillët nuk janë duke e vlerëson drejtë të drejtën politike që kanë, por ata një ditë do ti thurin këngë lavdie laureatit (nebelistit) Marti Ahtisarit, i cili në arkitekturën e pavarësisë së Kosovës mori një vendim politik ( të diskriminimit pozitiv) vetëm për pakicën serbe duke e ngritur atë në të drejta maksimale politike, që më fakt është “sui generis” në botë.
Mirëpo, sikur të zbatohej një politikë e njëjtë si në Jug ashtu edhe në Veri të Kosovës, sikur në kufijtë e Veriut të Kosovës të pamundësoheshin hyrjet “tinëzare” të prodhimeve serbe, qofshin ato politike apo ekonomike, sot do të flisnim për një evoluim shoqëror të unifikuar të komunitetit serb i cili do të na paraqiste gjendjen reale të tyre në shoqërinë e Republikës së Kosovës.
Evoluimi shoqëror e politik i komunitetit serb në Kosovë ka bërë që ata gradualisht të prekin me dorë këtë realitet. Qëndrimi vetizolues dhe vetëkrijimi i enklavave gradualisht po shpërbëhen. Sot serbët lëvizin lirshëm në të gjitha anët e Kosovës, bëjnë tregti lirshëm, futen lirshëm në institucionet qeveritare, në objekte të ndryshme private tregtare, flasin lirshëm gjuhën e tyre, komunikojnë lirshëm në gjuhën e tyre me pjesëtarët të komuniteteve tjera dhe, barabarësish me shqiptarët konkurrojnë në vende të lira të punës. Prandaj thënia e Mitropolitit të Kishës serbe se “serbët jetojnë në një padrejtësi ...” është absolutisht gënjeshtër. Si duket Mitropoliti duke përfaqësuar Kishën Ortodokse Serbe u tregua vërtetë realist duke demonstruar gjendjen e tij të brendshme dhe gatishmërinë e tij personale për të gjeneruar luftë dhe padrejtësi. Fjalën tani e ka Kisha Ortodokse Serbe për të treguar se është apo nuk është në një mendje me Mitropolitin e saj Amfilohije Radoviç, pra është për luftë të re (që nuk do te jetë vetëm për Kosovën) apo për paqe të qëndrueshme (që po ashtu nuk do të jetë vetëm për Kosovën