Raportohet se agjentët e Shteteve të Bashkuara e kanë zbuluar një komplot për vrasjen e kandidatit demokrat për president amerikan, Barack Obama, në shtetin Tenesi.
Agjenti special në Neshvil, Jim Cavanaugh, i tha agjencisë AP se dy vetë kishin planifikuar vrasjen e më se 100 afrikano – amerikanëve. Raportohet se senatori Obama ishte njëri nga caqet e këtij sulmi.