Në një bunker nëntokësor në fshatin Runicë të Kumanovës është zbuluar një sasi e madhe e armatimit.Sipas Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë në bunkerin e mbuluar me gjethe kanë qenë të fshehura mjete shpërthyese, armë dhe municion.
Armët e gjetura janë dërguar për ekspertizë të mëtutjeshme, ndërsa sipas hetimeve të para bëhet fjalë për armë dhe municion të fshehura që nga konflikti i vitit 2001. Minat e gjetura janë të prodhimit jugosllav, ndërsa armët e tjera të prodhimit kinez. Runica ndodhet në afërsi të fshatit Sllupçan të Likovës, ku gjatë vitit 2001 pati luftime mes pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave policore maqedonase.