Binjakët e bashkuar irakian iu kanë nënshtruar operacionit me sukses për ndarjen e kraharorit dhe abdomenit. Iyad dhe Ziyad Zainah ndanin murin e pjesës së poshtme të kraharorit dhe murin e abdomenit, po ashtu mëlçinë dhe zorrët e holla. Operacioni ka zgjatur rreth tetë orë dhe është bërë në spitalin e qytetit në Piyadh.