Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, e ka quajtur si të rrezikshme krizën qe ka përfshirë Zimbabven. Në një deklaratë publike në Nju Jork, Ban u shpreh i tronditur për nevojat emergjente të njerëzve në vendin afrikanojugor.
Kjo situatë në vitin e ardhshëm mund të ashpërsohet më shumë, në qoftë se nuk merr fund kjo gjendje politike. Të hënën kishte dështuar përsëri një përpjekje e re për ndërmjetësim e vendeve të Bashkësisë së shteteve afrikanojugore, SADC, në kryeqytetin e Zimbabves Harare. Presidenti Robert Mugabe dhe kryeministri i emëruar, njëkohësisht shefi i opozitës, Morgan Tsvangirai, nuk kanë rënë dakort për postin e ministrit të brendshëm, meqë të dyja partitë pretendojnë ta kenë këtë post.