Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Afganistani dhe kriza ekonomike në fokus

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 31
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Afganistani dhe kriza ekonomike në fokus Empty
MesazhTitulli: Afganistani dhe kriza ekonomike në fokus   Afganistani dhe kriza ekonomike në fokus Icon_minitimeMon Oct 27, 2008 12:26 pm

Një pjesë e gazetave britanike të së hënës hapen me fotografi të ushtrarëve britanikë që kthehen nga shërbimi në Afganistan.

Nën titullin "Kthimi nga Helmandi me kujtimin e 13 shokëve të rënë", gazeta The Times shkruan se, gjatë gjashtë muajve, trupat e porsakthyera ishin vendosur në një prej vendeve më të rrezikshme në botë, ku janë ndeshur me Talebanët në kushtet e një të nxehti përcëllues.
Këtë javë ata do të nderojnë kujtimin e të rënëve dhe do të pushojnë katër javë deri në mësimin e lajmit për trasferimin e ardhshëm.
The Times shkruan edhe për vrasjen ditët e fundit të një punonjëseje britanike të ndihmave në Kabul dhe porosinë e saj për t'u prehur po aty.

E përditshmja The Daily Telegraph citon komandantin e batalionit të kthyer nga Afganistani të ketë thënë se "forcat talebane ishin ne gjendje të përtëriheshin pas çdo sulmi".
Majori britanik Russel Lewis thotë se trupat nën komandën e tij i përkisnin brezit të ushtarëve më të përgatitur që patën mundësinë të ishin dëshmitarë të aspekteve më ekstreme të shërbimit.
Gazeta sjell edhe lajmin se Princi Harry, i treti në radhë për fronin e Mbretërisë së Bashkuar, do të ecë në gjurmët e xhaxhait të tij, Dukës së Jorkut dhe do të stërvitet për t'u bërë pilot helikopteri.
Vitin e kaluar Princi Harry ka kryer një shërbim prej dhjetë javësh me trupat britanike në Afganistan.

Ekonomia
Kriza globale ekonomike dhe përpjekjet për daljen prej saj zënë vend të rëndësishëm në faqet e shtypit britanik të së hënës.

The Financial Times shkruan se Ministri i Financave Alistair "Darling po kërkon objektiva të reja për të ulur borxhet".
Ministri Darling pritet të shqyrtojë mundësinë e heqjes së rregullave fiskale të vendosura nga paraardhësi i tij, sot kryeministër, Gordon Brown. Gazeta shkruan se punonjësit e ministrisë së financave kanë filluar të kërkojnë nga ministritë e tjera listat e shpenzimeve afatgjata, për të parë se ku mund të bëjnë shkurtime të mëtejshme në buxhet.

The Guardian, në faqet kushtuar zhvillimeve në botën financiare, tërheq vëmendjen tek rënia e çmimit të shtëpive gjatë vitit të kaluar.
Gazeta shkruan se për shkak të shtrëngimit të procedurave të bankave për të dhënë kredi, çmimi i banesave në Britani gjatë 12 muajve të kaluar ka rënë me 7.3 për qind.

Në faqet kushtuar zhvillimeve kryesore nga vendi, The Independent ka titullin: "Kryeministri Brown sinjalizon një ulje tjetër të përqindjeve globale të interesit".
Sinjali vjen nga një intervistë që kryeministri Brown i ka dhënë BBC-së e ku ndër të tjera thotë se "tani që inflacioni po bie, autoriteteve financiare në gjithë botën, përshirë Bankën e Anglisë, u krijohet mundësia të marrin një vendim përsa u përket përqindjeve të interesit."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
 
Afganistani dhe kriza ekonomike në fokus
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bie rritja ekonomike e Kinës
» Ban Ki Mun: Zimbabve duhet të nxirret nga kriza
» Kriza godet Kosovën, humbin 22.3 milion euro të kursimeve pensionale

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet :: Lajme Ndërkombëtare-
Kërce tek: