Liderët evropianë dhe ata aziatikë kanë bërë thirrje për reforma gjithëpërfshirëse në sistemin financiar global. Në përfundim të samitit të Pekinit, ata po ashtu i kanë bërë thirrje Fondit Monetar Ndërkombëtar që të luajë një rol kryesor për të ndihmuar shtetet e goditura nga kriza financiare. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka kërkuar masa të menjëhershme për të mbrojtur vendet e zhvilluara nga kriza financiare globale.