Fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara ka hyrë në javën e fundit dhe dy kandidatët po shpalosin argumentet e tyre përmbyllëse në kërkim të votave për zgjedhjet e katër nëntorit. Të dy kandidatët, Obama dhe Mekein sot do të jenë në shtetin e Pensilvanisë.
Demokrati Obama vazhdon të ketë epërsi në anketimet kombëtare në shumicën e shteteve kyçe. Por ai u bëri thirrje votuesve të mos mendojnë se zgjedhjet kanë përfunduar dhe të vazhdojnë mbështetjen deri në ditën e fundit.