LeoO-3nt ..Administrator..
Numri i postimeve : 573 Age : 28 Vendodhja : WwW.Alba-oNe.tK Registration date : 25/10/2008
| Titulli: Prokurori serb për Krime Lufte, Vladimir Vukçevic, po qëndron në Tiranë Thu Oct 30, 2008 7:22 am | |
| Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë, Ina Rama ka pritur në një takim prokurorin Serb të Krimeve të luftës Vladimir Vukçevic i cili ka mbërritur në Shqipëri së bashku me zëvendësprokurorin dhe zëdhënësin e tij. Në këtë takim është diskutuar vendosja e kontakteve të drejtpërdrejta mes dy institucioneve, njëkohësisht dhe ndihma që mund të ofrohet në çështjet e ndërsjella që zhvillojnë të dy prokuroritë.
Zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme Holta Zhiti ka thënë për RTK-në qëndrimin e shprehur nga zonja Ina Rama mbi dyshimet për trafik organesh të serbëve në Shqipëri. “Prokuroria e Përgjithshme bëri prezente gjatë takimit rezultatet e një procesi inspektimi dhe verifikimi të përbashkët (të kryera që në vitin 2005) që kanë zhvilluar hetues të ardhur nga Haga dhe prokurorëve të rrethit të Matit, në disa ambiente në zonën e Burrelit. Në përfundim të këtij procesi hetuesit e Hagës së bashku me prokurorët e Matit arritën në konkluzionin se të dhënat që posedonin hetuesit e Hagës, për atë që pretendohej se kishte ndodhur në Burrel, nuk rezultuan të vërteta”, ka theksuar zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë, Holta Zhiti.
Palës serbe i është sqaruar pozicioni dhe të drejtat procedurale të Prokurorisë Shqiptare, në lidhje me kryerjen e veprimeve të kërkuara për t’u kryer nga autoritet serbe në lidhje me këtë çështje. Palët ranë dakord të mbeten të hapura më tej, në trajtimin e të gjitha çështjeve që mund të kërkojnë ndihmën e përbashkët. /D. Ndrenika/. | |
|