Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Të dielën në Tiranë me nderime shtetërore u varros, Bashkim Gazidede

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LeoO-3nt
..Administrator..
..Administrator..
LeoO-3nt


Numri i postimeve : 573
Age : 28
Vendodhja : WwW.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Të dielën në Tiranë me nderime shtetërore u varros, Bashkim Gazidede Empty
MesazhTitulli: Të dielën në Tiranë me nderime shtetërore u varros, Bashkim Gazidede   Të dielën në Tiranë me nderime shtetërore u varros, Bashkim Gazidede Icon_minitimeThu Oct 30, 2008 7:25 am

Qindra vetë morën pjesë në homazhet e zhvilluara në selinë e Kuvendit të Shqipërisë përpara arkivolit me trupin e pajetë të ish-kryetarit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Bashkim Gazidede. I ndjeri Gazidede ndërroi jetë të shtunën në mbrëmje në moshën 56-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, në një spital në Itali. Në homazhe veç të afërmve dhe bashkëpunëtorëve, i pari nga autoritetet e larta mori pjesë presidenti Topi dhe më pas edhe kryeministri Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli.

Kryeministri Berisha vlerësoi punën e të ndjerit Gazidede në reformimin e strukturave të shërbimeve sekrete në Shqipëri dhe në respektimin e ligjit në atë që e quajti “rebelimi komunist” në vitin 1997.

“Pas zgjedhjes deputet në këtë parlament, me votën e qytetarëve të Dibrës, ai mori përsipër ndërtimin e shërbimeve inteligjente shqiptare, zëvendësimin e shërbimeve të diktaturës me shërbime të një sistemi demokratik. Ai mblodhi rreth vetes forca, individë e elementë ndër më të përkushtuarit. Bashkim Gazidede dha një kontribut historik të shkëlqyer në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ndershmëria dhe përkushtimi i ekipit që ai drejtoi bëri që Shqipëria, në fillim të viteve ’90, të qëndrojë së bashku me aleatët e partnerët tanë me dinjitet të madh në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ai qëndroi vendosmërisht në mbrojtje të shtetit, Kushtetutës dhe të interesit kombëtar në momente tragjike të rebelimit komunist të vitit 1997”, ka thënë kryeministri Berisha.
Asnjë nga përfaqësuesit e opozitës nuk mori pjesë në homazhe. Ceremonia e varrimit të ish-drejtorit të Shërbimit Informativ, Bashkim Gazidede, nisi pasditen e së dielës, në varrezat e Shish Tufinës në Tiranë.

Bashkim Gazidede qëndroi në detyrë si drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar në vitet 1992-1997 dhe drejtoi operacionin e Gjendjes së Jashtëzakonshme në ngjarjet e vitit 1997. I ndjeri Gazidede u largua për 8 vjet nga Shqipëria. Gazidede nuk u bë asnjëherë përgjegjës nga gjykata për ngjarjet e vitit 1997, ndonëse ai u akuzua se kishte udhëhequr me dorë të fortë dhe se kishte vënë Shërbimin Informativ nën kontrollin e ish-presidentit Sali Berisha, sot kryeministër. /D. Ndrenika/.
| s.b & RTK staff |
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Të dielën në Tiranë me nderime shtetërore u varros, Bashkim Gazidede
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» LËVIZJA PËR BASHKIM
» Prokurori serb për Krime Lufte, Vladimir Vukçevic, po qëndron në Tiranë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet :: Lajme Ndërkombëtare-
Kërce tek: