“Kthimi i Kosovës nën Serbi, pas 8 vjetëve të protektoratit ndërkombëtar, do të ishte vendim jo i moralshëm, ndërsa pavarësia e Kosovës nuk ishte vetëm e dëshiruar, por edhe hap i domosdoshëm për të shuar nacionalizmin agresiv serb”. Kështu ka deklaruar Volfgang Ischinger, ish-ndërmjetës në bisedimet për statusin e Kosovës.
Ischingeri, bashkë me publicistin Veton Surroi dhe Lordin Paddy Ashdoun, kanë marrë pjesë dje në debatin për pavarësinë e Kosovës, i cili u zhvillua në Londër, nën organizimin e Royal Geographic Society.