Në lindje të Republikës Demokratike të Kongos vazhdojnë pa ndërprerje luftimet midis rebelëve të fisit Tutsi dhe trupave qeveritare. Njësitet e udhëheqësit të rebelëve, Laurent Nkunda, vazhdojnë të luftojnë për të kontrolluar qytetin Rutshuru, në kufi me Ugandën.
Më herët rebelët kishin deklaruar se kishin marrë qytetet Rutshuru dhe Kiuanxha. Ndërkaq, vazhdon pa ndërprerje ikja e njerëzve nga zonat e luftimeve. Pas prishjes së marrëveshjes së paqes në gusht të këtij viti në provincën lindore Kivu u detyruan të arratisen rreth 250 mijë njerëz.