Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar luftimet në Republikën Demokratike të Kongos dhe shprehu shqetësim të madh lidhur me pasojat humanitare. KS i bëri thirrje komandantit rebel, Laurent Nkunda, të siguronte se armëpushimi i shpallur prej tij do të zbatohej menjëherë.
Këshilli i Sigurimit u shpreh i alarmuar lidhur me shkëmbimin e zjarrit mes Kongos dhe Ruandës pranë kufirit mes tyre.