Kroacia ka bërë publike një sërë masash të reja në përpjekje për të luftuar krimin e organizuar. Masat shtesë vijnë pas vrasjes së tipit mafioz, më 23 tetor, të dy gazetarëve kroatë.
Gjatë tetorit në Zagreb është qëlluar për vdekje edhe vajza e një avokati të njohur. Vrasja gjithashtu u lidh me qarqet mafioze.