Ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, ka thënë se lidershipi serb ka mirëkuptim për misionin evropian në Kosovë, dhe ka shprehur besimin se do të gjendet një rrugë që Këshilli i Sigurimit ta kuptojë se misioni është në përputhje me Rezolutën 1244.
"Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së po e udhëheq këtë proces për të cilin besojmë se do të dërgojë te vendosja paqësore e EULEX-it në Kosovë", ka thënë ambasadori Munter, në një intervistë për gazetën serbe "Novosti".
Ai ka thënë se 80 policët amerikanë dhe 8 gjyqtarët dhe prokurorët në EULEX janë trupë teknike që do të përkujdesen që të drejtat e të gjithë qytetarëve në Kosovë, qofshin ata shqiptarë apo serbë, të respektohen.
Ambasadori Munter ka rikujtuar se si kandidati republikan, McCain ashtu edhe demokrati Obama janë përkrahës të pavarësisë së Kosovës. /ktv/